Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nga Shkolla e Integrimit kanë dalë ministra”, Balla: Shqipëria ka bërë një proces të jashtëzakonshëm drejt BE
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, të mbajtur këtë të hënë, më 10 nëntor, vlerësoi se Shqipëria ka bërë një proces të jashtëzakonshëm drejt integrimit në BE. Gjatë fjalës së tij para studentëve, Balla theksoi pjesëmarrjen e lektorëve nga institucione europiane, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë rajonalë, duke vënë në dukje se interesi për shkollën po rritet çdo vit. Ai shtoi se nga kjo shkollë kanë dalë ministra, zv.ministra dhe drejtorë. “E theksoj me krenari që shkolla përgjatë kësaj dekade ka patur plot lektorë të nderuar nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian, Kolegji i Evropës, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë rajonalë nga vende që e kanë përfunduar procesin e negociatave si Kroacia...