Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama: Brenda vitit të ardhshëm do të hyjmë në epokën e matësve inteligjentë
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë, më 10 nëntor, mori pjesë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.Ky projekt synon karikimin e mjeteve elektrike në vend, si një mënyrë për të shkuar drejt energjisë së pastër, por edhe transportit të qëndrueshëm. Gjatë prezantimit të këtij projekti, Rama u shpreh se brenda vitit të ardhshëm do të hyjmë në epokën e matësve inteligjentë. “Në radhë të parë dëshiroj t’iu përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do t’i japin jetë një qasjeje të re, në aspektin e shërbimit publik sa i përket OSHEE-së, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në...