Jusuf Buxhovi: 61 vjet të Mitingut të Poezisë në Gjakovë

Jusuf Buxhovi: 61 vjet të Mitingut të Poezisë në Gjakovë

Emblemë e identitetit tonë kulturor-letrar Nga Jusuf BuxhoviNë paraditën e dhjetë nëntorit të vitit 1964, në Parkut e Qytetit në Gjakovë, para nxënësve të shkollave të mesme të qytetit dhe qytetarëve të shumtë, një grup i shkrimtarëve të rinj nga klubi i sapoformuar letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, nën drejtimin e poetit të njohur Din Mehmeti dhe në praninë e poetit Enver Gjerqeku, hapën Mitingun e parë të Poezisë.Ishte ky fillimi i një manifestimi letrar i komunikimit me dashamirët e letërsisë në një formë të hapur. Si i tillë, me kyçjen në bashkëorganizim të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe të Bashkësisë së Kulturës, mori mbikëqyrjen institucionale-shtetërore. Kjo u pasqyrua kur mitingu kaloi nën patronatin e Fadil Hoxhës, asokohe anëtar i Kryesisë së RSFJ-së dhe të...