Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
E jashtëzakonshme! Mjekët i dhanë 4 vjet jetë, vajza e lindur pa tru mbush 20 vjeç
Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Nebraska e Shteteve të Bashkuara, ku Alex Simpson, një vajzë 20-vjeçare nga Omaha, ka arritur të festojë ditëlindjen e saj të 20-të, pavarësisht se lindi pa tru për shkak të një sëmundjeje jashtëzakonisht të rrallë, të quajtur hidranencefali. Sipas prindërve të saj, Shawn dhe Lorena Simpson, mjekët u thanë që në lindje se vajza e tyre nuk do të mund të jetonte më shumë se katër vjet. “Teknikisht, ajo ka vetëm një pjesë shumë të vogël të trurit sa gjysma e gishtit tim të vogël”, tha babai i saj në një intervistë për KETV News. Megjithatë, Alex i ka sfiduar të gjitha parashikimet, dhe prindërit e saj besojnë se arsyeja është “dashuria që ka marrë”. Edhe pse Alex nuk...