Sulme ruse në Ukrainë, Kievi dhe disa rajone përballen me mungesë energjie

Sulme ruse në Ukrainë, Kievi dhe disa rajone përballen me mungesë energjie

Kievi dhe disa rajone ukrainase po përballen me mungesë të madhe të energjisë, teksa ekipet po bëjnë përpjekje për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse. Reduktime të energjisë do të ketë në shumicën e rajoneve, prej 8 deri në 16 orë, ka bërë të ditur kompania ukrainase për energji Ukrenergo, duke thënë se situatë e njëjtë do të jetë për disa ditë. “Reduktimet janë pasojë e sulmeve masive ruse me dronë dhe raketa në infrastrukturën e energjisë”, ka thënë kompania. “Është e vështirë të kujtojmë se kur ka pasur kaq shumë sulme direkte në sektorin e energjisë prej nisjes së pushtimit”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë ukrainase të energjisë, Svitlana Hrynchuk. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë para popullit se “ekipet...