Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu

Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu

Një gjykatë franceze pritet të vendosë sot nëse ish-presidenti Nicolas Sarkozi, mund të lirohet nga burgu pas apelimit të tij. Ish-presidenti po kërkon të lirohet pas apelit të tij kundër dënimit me pesë vjet burg për konspiracion kriminal. Sarkozi ndodhet në burg që nga 21 tetori, por avokatët e tij kërkuan që ai të lirohej, ose të lihej në arrest shtëpie. Ai raportohet të jetë ankuar se jeta e tij në burg ishte “shumë e vështirë”, ndërsa këmbënguli edhe një herë se ishte i pafajshëm. “Nuk do të rrëfej kurrë diçka që nuk e kam bërë”, tha ai, duke shtuar se vazhdon luftën e tij “që e vërteta të triumfojë”.   Top Channel