Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U paralajmërua bojkot, deputetët e PD-së nuk paraqiten në komisionet parlamentare
Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht komisionet parlamentare nisur nga kjo e hënë. Deputetët e PD-së nisën të zbatojnë që sot bojkotin, duke mos u paraqitur në Komisionin e Ekonomisë dhe asaj të të Drejtave të Njeriut. “Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, ka qenë ky mesazhi i djeshëm...