“Shqipëria nuk është në proces anëtarësimi, por ribashkimi me BE”, Balla: Projekt kombëtar që i përket çdo shqiptari

“Shqipëria nuk është në proces anëtarësimi, por ribashkimi me BE”, Balla: Projekt kombëtar që i përket çdo shqiptari

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Balla i cili është edhe Nën. Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian theksoi se Shqipëria është sot më e angazhuar se kurrë për të ecur në rrugën e integrimit europian dhe për të forcuar vlerat mbi të cilat ngrihet Bashkimi Europian, paqen, demokracinë, solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet kombeve. “Integrimi europian mbetet rruga jonë strategjike dhe qëllimi ynë i përbashkët për një Shqipëri më të fortë në një Europë të bashkuar,” u shpreh Balla, duke cituar njërin prej etërve themelues të Europës së Bashkuar, Altiero...