“Nuk ka lidhje me çfarë u tha”/ Balla për ligjin e barazisë gjinore: Është për gratë dhe vajzat, të paguhen dhe përfaqësohen njësoj si burrat

“Nuk ka lidhje me çfarë u tha”/ Balla për ligjin e barazisë gjinore: Është për gratë dhe vajzat, të paguhen dhe përfaqësohen njësoj si burrat

Nga edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Europian, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi miratimin e ligjit për barazinë gjinore të enjten në Kuvend. Për ligjin e shumëdiskutuar, Balla tha nuk ka lidhje me çfarë u tha, por ka si qëllim që vajzat dhe gratë të marrin peshën e duhur në përfaqësim dhe të paguhen njësoj si burrat për të njëjtën punë. “Ligji për barazinë gjinore nuk ka ligje me çfarë u tha. U tha që ligji për barazinë gjinore ndryshon gjinitë. Ligji thotë gjini janë roli që shoqëria i ka caktuar burrit dhe gruas. Ky është i thënë në ligj. E dyta në këtë vend këta namusqarët  mendojnë se gratë dhe vajzat trajtohen me të njëjtën pagë me burrat?...