Tajlanda pezullon deklaratën e paqes me Kamboxhian, pas plagosjes së dy ushtarëve

Tajlanda pezullon deklaratën e paqes me Kamboxhian, pas plagosjes së dy ushtarëve

Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të një deklarate të përbashkët paqeje me Kamboxhian, pasi një minë tokësore plagosi dy ushtarë tajlandezë, këtë të hënë. Sipas tij, ky veprim tregon se armiqësia ndaj sigurisë së në Tajlandë nuk është zvogëluar. “Ajo që kemi ndjekur tani duhet të pezullohet derisa të rikthehet qartësia. Meqenëse është kështu, të gjitha veprimet e mëtejshme duhet të pezullohen”, është shprehur ai. Charnvirakul shprehu mbështetje për ushtrinë tajlandeze lidhur me incidentin, i cili ndodhi gjatë një misioni patrullimi në kufirin me Kamboxhian. “Unë tashmë u kam thënë atyre të veprojnë siç e shohin të arsyeshme, unë qëndroj me ta dhe mbështes çdo hap”, tha ai. Zëdhënësi i qeverisë, Siripong Angkasakulkiat, njoftoi në këtë drejtim se “lirimi i planifikuar...