Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Minatorët e Spaçit në ditën e 32-të të protestës/ 62 të larguar nga puna, 14 ende në pritje të vendimit
Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e 32, ndërsa tensioni mes punëtorëve dhe institucioneve përgjegjëse vijon të rritet. Deri më tani, 62 minatorë janë larguar nga puna, ndërsa 14 të tjerë ndodhen ende në pritje, pa një vendim të qartë për fatin e tyre. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe shirave të ditëve të fundit, minatorët vazhdojnë të qëndrojnë në protestë, duke kërkuar një reagim zyrtar nga Ministria përkatëse. Ata shprehen se do të qëndrojnë në terren derisa të marrin një përgjigje të qartë për kërkesat e tyre, të cilat lidhen me sigurinë në punë, pagat dhe garancitë për vendet e punës. Aktualisht, Ministria ende nuk ka dalë me një qëndrim publik mbi situatën, ndërsa protestuesit paralajmërojnë se do të...