Goditja e mafies shqiptare në Spanjë, u zbuluan nga dy hajdutë të ‘rëndomtë’: U vinin GPS edhe makinave të policisë

Goditja e mafies shqiptare në Spanjë, u zbuluan nga dy hajdutë të ‘rëndomtë’: U vinin GPS edhe makinave të policisë

Stefan Milojeviç, i arrestuar SPANJË- Thonë se çdo udhëtim i madh nis me një hap të vogël. Në shkurt të vitit 2024, agjentë të Policisë Gjyqësore të Gardës Civile në Algaida të Spanjës arrestuan dy hajdutë të vegjël për një sërë vjedhjesh nëpër biznese. Kur agjentët kryen një kontroll në banesën e njërit prej tyre, zbuluan një plantacion të brendshëm me rreth njëqind bimë marijuane dhe lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik. Kështu që e akuzuan gjithashtu për krim kundër shëndetit publik. Agjentët kërkuan leje nga gjykatësi për të analizuar telefonin e tij celular dhe për të shqyrtuar kontaktet e tij. Gati dy vjet më vonë, pas një hetimi të përbashkët me Policinë Kombëtare, të zhvilluar në fshehtësi të plotë, me qindra përgjime telefonike dhe...