Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
400 mijë qytetarë përfitojnë nga skema e re e rimbursimit të barnave, ja si do të shpërndahen fondet
Buxheti për Shëndetësinë në vitin e ardhshëm planifikohet në 81.2 miliardë lekë me rritje në raport me vitin aktual ku buxheti është rreth 80,2 miliardë lekë. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se pjesë e buxhetit për herë të parë është edhe kompensimi i barnave onkologjike, përveç skemës së rimbursimit të medikamenteve me vlerë 13.5 miliardë lekë nga e cila do të përfitojnë 400 mijë qytetarë. “Shpenzimet e sektorit të shëndetësisë për vitin 2026, planifikohen të jenë në masën 81.2 miliardë lekë ose rreth 2.9% e prodhimit të brendshëm bruto. Me projektbuxhetin 2026 do të financohet me prioritet disa politika. Trajtimi me recetë përmirësimit të barnave për rreth 400.000 pacientë. Financimi me 1.5 miliardë lekë më shumë për rikuperimin e barnave onkologjikë në shërbimin parësor...