Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
100 mln euro për rritjen e pagave/ Ja sa do marrin mësuesit, mjekët dhe administrata
Gati 100 milionë euro janë parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për rritjen e pagave në administratën qendrore dhe vendore. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Komisionin e Ekonomisë se do të jenë 144 mijë punonjës që do të përfitojnë. “Kostoja e përgjithshme e këtyre ndërhyrjeve në paga, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale dhe indeksimin periodik, është vlerësuar në rreth 10 miliardë lekë dhe prek mbi 144.000 punonjës në administratën qendrore dhe vendore. Në tërësi ky buxhet përfaqëson një balancë të qëndrueshme midis politikave sociale dhe disiplinës fiskale, duke krijuar hapësirë reale për zhvillim, drejtësi sociale dhe përmirësim të standardeve të jetesës”, tha Malaj. Malaj dha edhe disa shembuj se si do të rriten pagat për kategori të caktuara nga mësuesit tek...