Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Buxheti 2026’-PD mungon! Malaj: Kryefjalë, pensionet. Kompesim ilaçesh për 400 mijë persona! Vengu: Rritje pagash për ushtarët
Petrit Malja TIRANË-Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektbuxheti për vitin 2026. Diskutimi po zhvillohet në mungesë të Partisë Demokratike, grupi i të cilës vendosi të bojkotonte komisionet. Ministri i Financave Petrit Malaj ka vijuar me prezantimin e draftit, ku ka theksuar se kryefjalë e vitit të ardhshëm janë pensionet. Malaj tha se prej janarit do të nisë dhënia e shtesës së pensionit. Sa i takon faturës për dhënien e bonusit mujor Malaj tha se deri në 2030-ën arrin në 1.7 miliardë euro. Petrit Malaj: Duke filluar nga janari 2026, përmes mbështetjes buxhetore, do të zbatojmë një kompensim të ardhurash për të gjithë pensionistët bazuar në kategorinë e pensionit që ata përftojnë aktualisht. Dhe më konkretisht, do të kemi rritje me 1800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite...