Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Policia ndërhyn në Shkodër, hiqet tabela e Myftinisë përballë pallatit që po ngrihet në qendër
Policia vendore e Shkodrës hoqi mbrëmë tabelën e vendosur brenda rrethimit të Xhamisë Ebu Bekr në qendër të qytetit. Pas heqjes së tabelës së parë nga policia bashkiake, Myftinia e rivendosi tabelën disa metra më tutje brenda rrethimit të Xhamisë Ebu Bekr në qendër të qytetit. Kjo tabelë është bërë shkak për një përplasje mes Myftinisë, bashkisë Shkodër dhe tashmë edhe policisë së shtetit. Tabela mbante mbishkrimin profetik “kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë”. Tabela të dy radhët ishte vendosur përballë hotel Turizmit ku po ndërtohet kulla me 35 kate dhe që Myftinia Shkodër pretendon se është pronë e saj, komunitetit ortodoks dhe familjes Laçej dhe e ka cilësuar...