Eksperti: Falja e detyrimeve tatimore për bizneset, jo gjobat e makinës

Eksperti: Falja e detyrimeve tatimore për bizneset, jo gjobat e makinës

Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH1, eksperti i ekonomisë, Edvin Stefani, ka sqaruar rreth masave të reja për faljen e detyrimeve tatimore, duke theksuar se këto falje nuk përfshijnë gjobat për automjetet. Ai shpjegoi se ligji i ri prek individë dhe biznese që kanë borxhe për detyrime tatimore, përfshirë TVSh dhe taksat doganore, duke lehtësuar ata që kanë papaguar nga viti 2015 deri në dhjetor 2024. Ai theksoi se ligji nuk përfshin faljen e gjobave të tjera, si ato për automjetet. “Bëhet fjalë për individ të cilët falen për detyrim tatimi për të ardhurat, për biznese në forma të ndryshme si person fizik ose entitet të cilët falen për detyrimet e tatimeve për të ardhurat për TVSh dhe taksa doganore dhe nuk...