Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mblidhet sot Komisioni i Etikës: PS kërkon përjashtimin e Berishës, PD të Ballës
Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të hënë në orën 14:00 për marrë vendimin lidhur me kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga Kuvendi deri në 60 ditë të kreu të PD-së, Sali Berisha. PS të premten kanë dërguar një kërkesë zyrtare ku kërkojnë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas deklaratave të tij ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ata i kanë cilësuar këto deklarata sulm ndaj Gonzatos dhe se Berisha duhet të japë llogari. Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.