Rritje pagash edhe për ushtarakët, Vengu: Pjesë e politikave për të garantuar kushte më të mira

Rritje pagash edhe për ushtarakët, Vengu: Pjesë e politikave për të garantuar kushte më të mira

Në projektbuxhetin e vitit 2026 është parashikuar një rritje e pagave edhe për ushtarakët duke nisur nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti. Lajmin e jep ministri Pirro Vengu, i cili thotë se ky është vlerësim për të gjithë ata që shërbejnë me përkushtim. “Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese”, tha Vengu në rrjetet sociale. Si pritet të rriten pagat për ushtarakët: Ushtar IV: + 2 mijë e 13 lekë dhe shtesa plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor. Tetar: + 2 mijë e 63 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor...