Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
PD i rikthehet avazit të vjetër, nis sot bojkotin parlamentar, zbulohet mesazhi i Bardhit për deputetët, ja çfarë…
Partia Demokratike duket se do t’i rikthehet avazit të vjetër. Pas përplasjeve që ndodhën në seancën parlamentare të së enjtes, sot PD ka thirrur një mbledhje grupi, ku do të vendoset mbi masat që do të ndërmerren sa i takon jetës parlamentare. Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve, ku kërkon që nesër askush të mos shkojë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, ndërkohë që po ashtu prania në grup është me detyrim. “ Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!; Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar...