Ky është montazhi i videos së Trump që çoi në dorëheqjen e dy drejtorëve të BBC-së

Ky është montazhi i videos së Trump që çoi në dorëheqjen e dy drejtorëve të BBC-së

Trazira të mëdha kanë përfshirë median britanike BBC, pasi në një dokumentar të transmetuar në tetor 2024, ishte përdorur një montazh i manipuluar i një fjalimi të presidentit amerikan Donald Trump. Sipas një raporti të ish-këshilltarit të pavarur të Komitetit për Standardet dhe Udhëzimet Editoriale të BBC-së, Michael Prescott, në dokumentar ishin bashkuar pjesë të ndryshme të fjalimit të Trump-it të 6 janarit 2021, duke krijuar përshtypjen sikur ai nxiste drejtpërdrejt sulmin ndaj Kapitolit. Në versionin e transmetuar nga BBC, Trump dëgjohej të thoshte: “Do të zbresim në Kapitol dhe do të jem atje me ju, do të luftojmë. Do të luftojmë me të gjitha forcat tona.” Në fakt, këto fjalë ishin marrë nga dy pjesë të ndryshme të fjalimit, të ndara nga një distancë...