Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
PS fitoi të 5-ta bashkitë, Rama: Faleminderit qytetarëve për besimin dhe urime kryebashkiakëve
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në të pesta bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar rezultatin si një shenjë besimi nga qytetarët, pavarësisht kushteve të vështira. Në një reagim në Facebook, Rama u shpreh se fitorja në të gjitha bashkitë është një arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre, edhe pse pjesëmarrja u ndikua nga moti me shi dhe nga natyra e zgjedhjeve të pjesshme. “Pesë bashki, pesë fitore dhe pesë arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.,”...