Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Danimarka vendos kufi moshe për rrjetet sociale, nën 15 vjeç nuk lejohet përdorimi
Parlamenti danez dëshiron të vendosë një moshë minimale, 15 vjeç, për përdorimin e mediave sociale. Megjithatë shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Në veçanti është e paqartë se kur dhe si do të zbatohet ligji. Në Danimarkë pritet të përcaktohet me ligj një moshë minimale ligjore për përdorimin e mediave sociale. Qeveria në Kopenhagë ra dakord me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament për të vendosur në të gjithë vendin si kufi moshën 15 vjeç për lejimin e përdorimit të platformave të caktuara të mediave sociale. Megjithatë prindërvedo t’u jepet mundësia që t’u lejojnë fëmijëve të tyre të regjistrohen në këto rrjete që në moshën 13 vjeç. Ministria daneze e Çështjeve Digjitale deklaroi se legjislacioni synon të mbrojë më mirë fëmijët dhe të rinjtë në...