Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Belgjika e alarmuar për fluturimet e dronëve mbi centralin bërthamor
Tre dronë janë parë sonte mbi centralin bërthamor Doel në Belgjikë, njoftoi një zëdhënës i kompanisë energjetike Engie. Sipas tij, operacionet e centralit nuk janë prekur, ndërsa autoritetet janë informuar menjëherë për incidentin. Të dielën pasdite, aeroporti i Liezhit u detyrua të pezullonte përkohësisht fluturimet për shkak të pranisë së një droni – incident që është i përsëritur shpesh herë në Belgjikë gjatë ditëve të fundit. Në javët e fundit, shfaqjet e dronëve janë raportuar në disa pika të vendit, përfshirë bazën ushtarake belge Kleine-Brogel, e përdorur nga NATO. Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, kjo bazë konsiderohet si një nga vendet në Evropë ku ruhen armë bërthamore amerikane. Po ashtu, trafiku ajror në aeroportet e Brukselit dhe Liezhit është pezulluar disa herë kohët e fundit...