LIVE/ Zgjedhjet lokale në 5 bashki, të rinjtë “braktisin” kutitë e votimit. Mbyllet procesi i numërimit, fiton PS

LIVE/ Zgjedhjet lokale në 5 bashki, të rinjtë “braktisin” kutitë e votimit. Mbyllet procesi i numërimit, fiton PS

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në 5 bashkitë që një ditë më parë shkuan në zgjedhje të pjesshme për kryetarë të rinj në krye, me një pjesëmarrje totale prej 18.51%. Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e 2027. Në përfundim të numërimit të 231 kutive të votimit, Mersini, e cila për pak javë mbajti edhe mandatin e deputetes, ka rezultuar fituese me më shumë se 13 mijë vota ndaj rivalit të saj të pavarur, por të mbështetur nga opozita, Dionis Sota. Bashkia e Beratit ka përfunduar procesin e numërimit të votave, pas zgjedhjeve të mbajtura një ditë më parë. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, është shpallur fitues me...