Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Alarmi i aktivistit/ Goxhaj: Ligji i ri mund t’ju gjobisë me miliona dhe t’ju marrë fëmijën nga shtëpia
Një projektligj i ri për gjininë, ka shkaktuar një debat të ashpër publik, ku janë artikuluar pretendime të forta për pasojat e tij në shoqëri, ekonomi dhe në thelbin e familjes. Gjatë një interviste në emisionin Kafe Shqeto në syri tv, aktivisti Altin Goxhaj ka paraqitur një sërë argumentesh tronditëse, duke pretenduar se ligji, nëse miratohet, do të sjellë gjoba milionëshe, do të vendosë kuota absurde gjinore dhe madje do t'i japë shtetit fuqinë për të larguar fëmijët nga prindërit e tyre. Sipas aktivistit Goxhaj, një nga pikat më problematike të ligjit lidhet me diskriminimin dhe barrën e provës. Ai solli një shembull hipotetik, ku një person mund të përballet me një gjobë prej 1.5 milionë lekësh nëse nuk i drejtohet me përemrin "zonjë" një burri...