Transportonte kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në daljen e autostradës Bari Nord

Transportonte kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në daljen e autostradës Bari Nord

Karabinierët e Komandës Provinciale të Barit kanë arrestuar në flagrancë, për posedim me qëllim tregtimi të lëndëve narkotike, një 21-vjeçar shqiptar që po kalonte në qytet, por që është rezident në provincën e Bergamos. Në daljen e autostradës Bari Nord, karabinierët e Njësisë së Radiomobilit ndaluan të riun që udhëtonte me një makinë me motor të fuqishëm, e cila vinte nga Osio Sopra, në provincën e Bergamos. Sjellja e tij e dyshimtë i shtyu efektivët të kryenin kontrolle më të thelluara, me ndihmën e Njësisë Kinefilike të Modugnos dhe qenit nuhatës “Eros”, i cili zbuloi një ndarje të fshehtë me dy mbyllje, që hapej me një mekanizëm elektronik, e fshehur mirë nën sediljen e pasme të makinës. Brenda saj u gjetën gati 6 kilogramë kokainë,...