Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Analiza e REL: Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, por me mesazhe për partitë
Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të mbajtura më 9 nëntor, krijuan një balancë të re lokale mes partive politike – me fuqi pothuajse të barabartë. Bazuar në të dyja rundet e votimeve për kryetarë të 38 komunave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fituan secila nga shtatë komuna. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi gjashtë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ruajti udhëheqjen në pesë. Nisma Socialdemokrate, Partia Turke KDTP dhe iniciativa e Ramiz Lladrovcit siguruan nga një komunë secila. Ndërsa, Lista Serbe ka kontrollin në të dhjetë komunat me shumicë serbe. Një rezultat i fragmentuar politikisht Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson për Radion Evropa...