GJKKO vendos sot për provat e dosjes “Partizani”! Berisha dhe Malltezi kërkojnë pavlefshmëri

GJKKO vendos sot për provat e dosjes “Partizani”! Berisha dhe Malltezi kërkojnë pavlefshmëri

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi TIRANË-Sot në GJKKO do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për aferën Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët. Trupi gjykues do të vendosë mbi kërkesën e mbrojtjes për pavlefshmërinë e disa akteve dhe provave të sekuestruara. Në senacën e kaluar që u mbajt më 13 tetor, prokurori i SPAK, Arben Kraja kërkoi rrëzimin e kërkesës me argumentin se pretendimet e ngritura nga mbrojtja e të pandehurve nuk qëndrojnë ligjërisht, pasi nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë dhe as në procedurat e ekspertimeve. Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në...