Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vazhdojnë grabitjet me kontratat sekrete të Mirlinda Karçanajt, AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të..
Partia Demokratike denoncoi ditën e djeshme se ndërkohë që shëndetësia shqiptare po përballet me mungesa kronike medikamentesh në Onkologjik, Pediatri dhe spitale të tjera, AKSHI vazhdon të shpenzojë miliona euro për kontrata të dyshimta. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, deklaroi se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, nën varësinë e kryeministrit Edi Rama, ka lidhur gjatë periudhës 2018-2025, 11 kontrata për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor, pa garë dhe pa transparencë, duke përdorur të njëjtin operator ekonomik në çdo rast, “ONI SHPK”. Konkretisht: – QSUT: 4 kontrata me vlerë totale 4.3 milionë euro, me rritje nga 800 mijë euro në 2018 në 1.6 milionë euro në 2025. – Spitali Universitar i Traumës: 4 kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro, pothuaj...