LVV e LDK fitojnë më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë

LVV e LDK fitojnë më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë

Balotazhi i 9 nëntorit e përmbylli garën për kryetarët e 38 komunave të Kosovës. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës fituan më së shumti komuna, duke marrë për bazë edhe rezultatet e rundit të parë të 12 tetorit. Dalja ishte më e ulët sesa një muaj më parë, ndërsa procesi u zhvillua pa ndonjë incident të madh. Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor. Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna. Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë...