Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, por dy peshore drejtësie!
Në Shqipëri, drejtësia shpesh nuk vendos sipas ligjit, por sipas pushtetit. Kur pushteti vendos të mbrojë dikë, shpik si mburojë edhe gjininë. “Të mos arrestohet, është grua”, dëgjohet të thuhet sot për Belinda Ballukun. Por kur në vend të saj ishte Rovena Voda, askush nuk e tha këtë. Të dyja janë gra. Të dyja zyrtare. Të dyja të akuzuara nga drejtësia. Por njëra s’kishte mburojë politike, tjetra po. Njëra u dënua për një arkë me peshk, disa dhurata simbolike dhe një celular; tjetra akuzohet për një aferë që peshon 50 milionë euro dhe ende shkon çdo mëngjes në zyrë si të mos kishte ndodhur asgjë. Rovena Vodën e shënjestruan shpejt. Përgjime, prova, ndalim, dënim me burg. Belinda Ballukun, drejtësia e shikon nga poshtë, me frikë...