Hoteli historik i Durrësit do të shembet për një projekt me kazino!

Hoteli historik i Durrësit do të shembet për një projekt me kazino!

Nga Johana Lubonja Në buzë të detit, aty ku zhurma e dallgëve përzihet me aromën e pishave, qëndron një ndërtesë që ka parë pothuajse çdo stinë të historisë shqiptare. Hotel “Adriatik”, simboli i Durrësit, i turizmit shqiptar dhe i kujtimeve të brezave të tërë. Kur u ngrit në fund të viteve ’30, ishte projektuar për të qenë hoteli më i bukur dhe më modern i vendit. Arkitektura e tij mbante shijen e stilit italian të kohës, me kolona elegante, dritare të gjera dhe një harmoni që i përshtatej brigjeve të Adriatikut. Ishte menduar për aristokracinë, për zyrtarët e lartë, për udhëtarët e huaj që kërkonin një copëz Mesdheu ende të pazbuluar. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushteti i ri e shtetëzoi, “Adriatiku” u kthye...