Gramos Sako pas fitores në Tepelenë: Mirënjohje pa fund qytetarëve, tani lind detyrimi im

Gramos Sako pas fitores në Tepelenë: Mirënjohje pa fund qytetarëve, tani lind detyrimi im

Fituesi i zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Tepelenës, Gramoz Sako, ka folur për mediat pas shpalljes së rezultatit, duke falënderuar qytetarët dhe Partinë Socialiste për mbështetjen e dhënë. “Pas një fushate të shkurtër, por një fushatë model, një votim që u pa edhe në një kohë me reshje të shumta, ku qytetarët dolën e votuan dhe shprehën vullnetin e tyre, tani na lind detyrimi kryesor im që t’u shërbej qytetarëve në punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pa fund qytetarëve të Tepelenës, mirënjohje për PS-në që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë që unë kam ardhur këtu e deri më tani.”, tha Sako. Në Tepelenë, ku për herë të parë u testua numërimi paralel i votave me...