Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në urrejtje ndaj të tjerëve…
Charlotte Brontë ishte një romanciere angleze e njohur më së shumti për Jane Eyre (1847), historia e një guvernate të re të pavarur, që kapërcen vështirësitë duke i qëndruar besnike parimeve të saj. Ky roman përziente realizmin moral me elementet gotike. Charlotte ndoqi shkollën e vajzave të klerit në Lancashire. Përvojat e saj atje, duke përfshirë disiplinën e ashpër dhe ushqimin e tmerrshëm, ndikuan në portretizimin e Institutit Lowood në Jane Eyre. Në vjeshtën e vitit 1845, Charlotte hasi në disa poezi nga Emily. Ky zbulim çoi në botimin e një vëllimi të përbashkët të Poems nga Charlotte, Emily dhe Anne. Pseudonimet supozohej se ruanin fshehtësinë dhe shmangnin trajtimin e veçantë, që ato besonin se recensuesit u bënin grave. Ajo filloi një libër tjetër, Emma,...