No Image Available

Kushtuar vajzës që i kishte vdekur/Pashko Vasa: Në kujtim të Maries sime

E njomë, e hijshme, e qeshur,çka kurrënjëherë s’ka ngjarë,këtu nën qiell kaq të ngrohtë,sytë hape për herë t’parë,ti krejt si një meteorëpër pak ditë dhe shkëlqim. Ngushëllim ishe për mua,ishe kënaqësia imedhe asaj buzëqeshje engjëjshborxh i kam sa gëzime.Por brenda ’i kohe t’shkurtëru zhduk gjithë ai galdim. Ti u zhduke! Ngjyrë e bardhëfytyrën tënde e veshidhe mbi atë buzë të zbehtëkrejt qeshja e qiellit qeshi,dhe qe një brengë zharritësepër shpirtin tim të gjorë. Vetë qielli ty të lavetëm gjashtë muaj, t’jetoje,pastaj, si u ktheve n’shpirt,cipën njerëzore e lëshovedhe tash, Mari, mes engjëjshti, prindit i buzëqesh. Hale, 11 shtator 1867 *Kushtuar vajzës së tij e cila i vdiq fare e vogël (Shkëputur nga libri Vepra 1 të Pashko Vasës) ObserverKult Lexo edhe: PASHKO VASA: S’KA MË...