Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
MISTERI në Përmet ku zhduken njerëz! Në dy vite kanë humbur tre qytetarë
FOTO ILUSTRUESE PËRMET-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Përmetin me tre persona të zhdukur në dy vite pa asnjë gjurmë. Shqetësimi ngrihet nga mënyra se si këta qytetarë të zonës janë parë për herë të fundit në të njëjtin aks rrugor në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë dhe ajo që vjen më pas është mister, pasi për asnjë nga tre qytetarët nuk dihet asgjë. Agron Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur gjurmët prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë shenjë, as nga familjarët, as nga komuniteti, dhe as nga autoritetet...