“Fitoren ia dedikoj PS-së!”, Brunilda Mersini pas triumfit në Vlorë: Respekt për rivalët

“Fitoren ia dedikoj PS-së!”, Brunilda Mersini pas triumfit në Vlorë: Respekt për rivalët

Fituesja e zgjedhjeve për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, ka folur për mediat mëngjesin e kësaj të hëne, 10 nëntor, pas rezultatit përfundimtar që i dha një fitore të thellë Partisë Socialiste në këtë bashki. “Kjo është një gjë reale. Në momentin që ka një fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është gjithmonë fitorja. Ashtu siç kam takuar çdo ditë qytetarët e Vlorës, do jem një njeri i përkushtuar dhe me një ndjeshmëri për qytetin. Unë jam një grua që vij nga rrugët e qytetit, e njoh ritmin e tij, e njoh energjinë e tij. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve të tij dhe kështu do të vazhdoj. Emocion patjetër.”, u shpreh Mersini. E pyetur për kujt ia dedikon fitoren, ajo u përgjigj shkurt:...