Altin Bojni pas fitores në Mat: Punët e mira nuk do ndalen!

Altin Bojni pas fitores në Mat: Punët e mira nuk do ndalen!

Procesi i numërimit të votave në bashkinë Mat ka përfunduar, duke konfirmuar fitoren bindëse të kandidatit të Partisë Socialiste, Altin Bojni. Ai ka siguruar 66.54% të votave, përkatësisht 7 mijë e 425 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Eduart Brahilika, me 28.54% (3 mijë e 184 vota), dhe kandidaten e pavarur Suzana Pasha, e cila garoi kundër partisë së saj, PS, me 4.92% (549 vota). Pas shpalljes së rezultatit, Bojni u shpreh i emocionuar dhe falënderues ndaj qytetarëve të Matit për besimin e dhënë. Ai theksoi se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar një të ardhme më të mirë për bashkinë. “Një emocion i veçantë por sot dua të falënderoj të gjithë banorët e bashkisë...