Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Afera Partizani/ Sot seanca e radhës në GJKKO, Berisha dhe dhëndri i tij Malltezi presin vendimin
Në orën 13:00 në GJKKO do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për aferën Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët. Në këtë seancë trupi gjykues pritet të vendosë mbi kërkesën e Berishës dhe të pandehurve të tjerë për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani. Në senacën e kaluar që u mbajt më 13 tetor, prokurori i SPAK, Arben Kraja kërkoi rrëzimin e kërkesës me argumentin se pretendimet e ngritura nga mbrojtja e të pandehurve nuk qëndrojnë ligjërisht, pasi nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë dhe as në procedurat e ekspertimeve. Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet...