Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i moti për këtë të hënë
Kjo javë do të nisë me mot të paqëndrueshëm, me reshje të dendura të shiut. Dita e sotme pritet të jetë kryesisht i vranët me reshje të shpeshta. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë 18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare. Top Channel