Zbardhen të tjera detaje nga vendimi për rritjen e pagave, ja sa do përfitojnë mjekët, infermierët, farmacistët,…

Zbardhen të tjera detaje nga vendimi për rritjen e pagave, ja sa do përfitojnë mjekët, infermierët, farmacistët,…

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu njoftoi nivelin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, që do të hyjë në fuqi nga janari 2026. Sipas ministres, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune dhe ushqim do të rriten në të gjitha nivelet hierarkike të strukturës së policisë nga inspektorët e thjeshtë deri te drejtuesit e lartë. Pas kësaj rritjeje, paga mesatare për drejtuesit e parë do të arrijë deri në 171,500 lekë, duke përfaqësuar një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike. Koçiu theksoi dje se ky vendim është pjesë e angazhimit të qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës dhe motivimin e punonjësve të rendit, të cilët janë në vijën e parë të shërbimit ndaj qytetarëve....