Zgjedhjet/ PS fitore të thellë në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë e Mat, PD e të pavarurve pëson disfatë

Zgjedhjet/ PS fitore të thellë në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë e Mat, PD e të pavarurve pëson disfatë

Asnjë surprizë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit. Partia Socialiste është fituesja e padiskutueshme duke marrë një rezultat të thellë, ndërsa numërimi po vijon ende vetëm në Mat, ku edhe aty kryeson kandidati socialist. PD e Sali Berishës, ndonëse në këto zgjedhje zgjodhi që të fshihej pas kandidatëve të pavarur, ka pësuar disfatën e radhës.VLORËVlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin, bashki në të cilën pati pjesëmarrjen më të ulët me 12,5% të zgjedhësve. Drejtuesja e Bashkisë së Vlorës do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti të marrë një fitore të thellë me 78% ose 15 672 vota‘Gara’ e vetme në Vlorë ishte se cili prej dy kandidatëve të pavarur opozitarë do të...