‘Nuk njohin Fe dhe as Zot’/ Bardh Spahia: Dhunë banditeske ndaj Xhamisë ‘Ebu Beker’ në Shkodër

‘Nuk njohin Fe dhe as Zot’/ Bardh Spahia: Dhunë banditeske ndaj Xhamisë ‘Ebu Beker’ në Shkodër

Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku punonjës të bashkisë dhe forca policore ndërhynë në hapësirat e Xhamisë “Ebu Beker”. Spahia e ka cilësuar aktin si një dhunim banditesk ndaj një vendi të shenjtë dhe një tregues të mungesës së respektit të pushtetit lokal ndaj besimit fetar dhe traditave të qytetit. Postimi i Spahisë: Nuk njohin Fe dhe as Zot!  Të turpshme pamjet nga dhunimi banditesk që i bëhet një vendi të shenjtë si Xhamia “Ebu Beker” në zemër të Shkodrës, nga policia e shtetit dhe punonjës të bashkisë, që me urdhëra politik në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, heqin tabelën me thënie profetike. Veprime të tilla na shfaqin...