Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bojkot masiv nga brezi i ri, pjesëmarrja më e ulët zgjedhore ndër vite
Zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura sot në pesë bashki të vendit sollën një panoramë të qartë të hendekut midis brezave në kulturën e pjesëmarrjes politike. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, vetëm rreth 18.7% e votuesve u drejtuan drejt qendrave të votimit, një ndër rezultatet më të ulëta të regjistruara në proceset zgjedhore të viteve të fundit. Ajo që spikati më shumë ishte bojkotimi i heshtur i të rinjve, të cilët në disa bashki arritën shifra minimale të pjesëmarrjes, ndërsa pensionistët mbajtën peshën kryesore të votimit, duke vijuar traditën e angazhimit të tyre politik. Në Bashkinë e Vlorës, pjesëmarrja e të rinjve të moshës 18–24 vjeç u kufizua vetëm në 7.8%, duke e bërë qytetin bregdetar një nga zonat me prezencën më të ulët...