Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Zbulohet data e nisjes së spektaklit ‘Big Brother VIP Kosova 4’
Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë më në fund një datë për t’u shënuar në kalendar. Produksioni ka konfirmuar zyrtarisht se sezoni i katërt i këtij formati të ndjekur do të startojë më 17 nëntor, duke rikthyer emocionet, dinamikat dhe surprizat që bëjnë çdo edicion të veçantë. Për javë të tëra publiku ishte lënë në pritje, ndërsa organizatorët ruanin heshtjen rreth detajeve të spektaklit. Kjo pritje duket se ka shërbyer për të shtuar edhe më shumë kuriozitetin dhe zhurmën në rrjetet sociale, ku fansat kanë bërë vazhdimisht supozime dhe pyetje për datën e nisjes dhe konkurrentët. Edhe këtë vit, produksioni ka preferuar të mbajë identitetin e banorëve sekret deri në momentin e hyrjes në shtëpi, duke shtuar misterin që gjithmonë shoqëron këtë format. Megjithatë,...