Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e pjesshme, hapen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat! Ja kush kryeson, procesi nis edhe në Cërrik e Vlorë
Tre orë pas mbylljes së procesit të votimit, ka nisur edhe numërimi i votave në Tepelenë dhe Berat. Në bashkinë e Tepelenës për herë të parë do të aplikohet edhe testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht. Procesi në Qendrat e votimit 4356 Progonat, 4359 Nivicë dhe 4360 Sinanaj në Tepelenë po shkon drejt fundit, ku epërsi të thellë ka kandidati socialist Gramoz Sako kundrejt Gabriel Gumës të pavarur, që mbështetet nga PD. Në qendrën e votimit 4359 në Nivicë, 199 vota ka marrë Gramoz Sako, 6 Gabriel Guma, ndërsa 1 është shpallur e pavlefshme. Në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin Ceca 145 vota, ndjekur nga...