Nis procesi i numërimit të votave në Vlorë

Nis procesi i numërimit të votave në Vlorë

Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Vlorës. Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote. Në këtë bashki kandidatja Brunilda Mersinit përfaqëson Partinë Socialise, përballë kandidatëve të pavarur Dionis Sota, i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.