Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet në Tepelenë/ Numërohen kutitë e votimit në Sinanaj dhe Nivicë, kryeson bindshëm kandidati socialist
Ka përfunduar kutia e numërimit në Nivicë të Tepelenës, ku kryeson bindshëm kandidati socialist, Gramoz Sako me 196 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së me vetëm 6 vota. Ndërkohë në kutinë e dytë, në Sinanaj, Sako sërish kryeson me 111 vota, ndërsa Guma me 26, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme. Sipas të dhënave të KQZ, për Bashkinë e Tepelenës, kanë shprehur interes 34.63% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 2488 nga 7184 zgjedhës në total. Gara në këtë bashki është mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve. /vizionplus.tv