Përfundon edhe balotazhi i zgjedhjeve lokale/ Harta komunale: Cila parti do të udhëheqë në cilën komunë

Përfundon edhe balotazhi i zgjedhjeve lokale/ Harta komunale: Cila parti do të udhëheqë në cilën komunë

Sot është përmbyllur edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua një muaj pas raundit të parë që u mbajt me 12 tetor në Kosovë. Tashmë, qytetarët e vendit kanë vendosur për udhëheqësit komunalë që do t’i kenë për katër vitet e ardhshme. Përderisa me 12 tetor gara përfundoi në disa komuna, rasti i njëjti s’ishte edhe në disa të tjera. Në fakt, për në raundin e dytë mbetën plot 18 komuna, qytetarët e të cilave iu drejtuan kutive të votimit edhe një herë. Nga këto zgjedhje, duket se skena politike në nivel lokal është e balancuar. Kjo pasi që, Vetëvendosja ka shtatë komuna të cilat do t’i udhëheq, përfshirë këtu: Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Gjilanin, Fushë Kosovën, Podujevën, Shtimen e Kamenicën....